“Amerikanët kanë në plan të nisin një fushatë ndëshkimesh në Shqipëri”, kështu u shpreh analisti Mustafa Nano në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV teksa analizonte shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Arsyeja përse ky vendim është marrë pikërisht tani tregon se janë krijuar disa institucione si ai i Reformës në Drejtësi që mund t’i shërbejnë qëllimit që mund të kenë amerikanët në Shqipëri.

“Mendoj që amerikanët kanë në plan të nisin një fushatë ndërshkimesh këtu duke marrë parasysh që Reforma në Drejtësi po finalizohet. Në këtë kuptim mund të jetë ky momenti që shpjegon pse pikërisht tani u shpall non grata sepse tani janë krijuar disa institucione që mund ti shërbejnë qëllimit që mund të kenë amerikanët në Shqipëri. Reforma në Drejtësi mund të mos ketë rëndësi për asnjeri, por për ambasadorin që është këtu ka rëndësi sepse ata e kanë financuar”, tha Nano.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re