“Nano dhe Rama nuk guxuan, Basha e quajti “llum” anëtarësinë e PD-së”, Flamur Noka shpërthen keq: Basha të japë dorëheqjen, ja çfarë i thashë në mbledhjen e grupit parlamentar

Screenshot_20211011-142746_WhatsApp.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Flamur Noka ka shpërthyer keq ndaj Lulzim Bashës të cilit i ka kërkuar dorëheqjen si e vetmja mënyrë për të bashkuar Partinë Demokratike.

Gjatë një prononcimi për mediat në dalje të selisë blu, deputeti i PD-së zbuloi se Basha kishte ofenduar me fjalën “llum” anëtarët e PD-së që mbështetën Sali Berishën në “Foltore”. Gjithashtu Noka tha se po ec në mënyrë të shkëlqyer procesi i firmave që kërkon të mblidhet kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

“Shqipëria nuk ka pasur në këto 30 vite demokraci një kundërshtar që t’i thotë “llum” anëtarët e PD-së. Jam për dënuar poshtërimin që Basha i bëri anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke quajtur “llum”. As Nano as Rama nuk i kanë guxuar të konsiderojnë qeverinë e Berishës si “llum”. As armiqtë më të egër të PD-së nuk i kanë konsideruar llum demokratët. Po përmbushen plot “Foltoret” kjo forcë duhet t’i rikthehet betejës me Ramën dhe jo të rrijë nën kthetrat e Ramës, vec Basha e quan llum anëtarësinë e PD.

Mbrëmë unë i kërkova në mbledhjen e grupit parlamentar që Basha të marrë përgjegjësit dhe të japë dorëheqjen. Largimi i Bashës do të jetë zgjedhja për ta bashkuar këtë forcë politike dhe Basha e konfirmoi që fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se PD. Basha konfirmoi fatin e karriges së tij krahasuar me PD. Foltorja është zgjidhja dhe alternative, foltorja është e vetmja për ta mbajtur këtë forcë të shpëtuar. Procesi i firmave për Kuvendin e PD po ec shkëlqyeshëm. Baza e PD është qartësisht kundër përçarjes që bëri Basha”, tha Noka.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë