Krisje totale mes Napolit dhe bomberit Nigerian Victor Osimhen. Shkaku i përplasjes së madhe mes palëve është vërtet i pabesueshëm.

 

Klubi kampion i Italisë ka publikuar një video ironike që lidhej me sulmuesin e vet më të mirë. Më konkretisht video-montazhi i publikuar në tik-tok shfaqte Osimhenin  në duelin e fundit kundër Bolonjës ku ai gaboi nga pika e bardhe e penalltise.

 

Një publikim jo normal në fakt që vinte në lojë sulmuesin nigerian. Pavarësisht se klubi e kuptoi shpejt gabimin dhe e fshiu videon nga llogaria e vet në tik-tok, pasojat tashmë ishin të rënda. Osimhen reagoi duke fshirë të gjitha fotot e tij me bluzën e Napolit nga llogaria në Instagram, madje tanimë as nuk e ndjek më faqen e ekipit të tij në këtë rrjet social.

 

Menaxheri i Osimhen e konsideroi të turpshme këtë që ka ndodhur dhe paralajmëroi aksione ligjore kundër klubit me të cilin sulmuesi ka qënë protagonist i madh kohët e fundit duke shënuar e duke fituar edhe titullin kampion.

 

Pavarësisht se Napoli e ka grumbulluar Osimhenin për duelin e sotëm kundër Udineses në “Diego Armando Maradona”, agjenti ui tij, Roberto Calenda deklaroi se sulmuesi do të largohet sa më shpejt të jetë e mundur nga skuadra.

 

Në takimin e fundit kundër Bolonjës në transfertë, Osimhen humbi penalltine që mund ti jepte fitoren skuadrës. Pak minuta më vonë ai u zevëndësua dhe nuk I kurseu përplasjet dhe kundërshtite në distance me trajneri Rudi Garsia. Gjatë verës pati shumë klube të interesuara për Osimhen sidomos në Arabi, mirepo presidenti de Laurentis vendosi të refuzoje deri ne 150 milione euro për kartonin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re