Lazio dhe Milani ishin dy klubet e para që, u solidarizuan menjëherë me dramën që po ndodh në Shqipëri. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Napoli, klub ku aktivizohet edhe mbrojtësi i përfaqësuese Elesid Hysaj. Me anë të një statusi në Twitter, klubi i Napolit shkruan se: “Jemi pranë popullit shqiptar të goditur gjatë natës nga një tërmet i rëndë”.

Ky postim ka sjellë një lum reagimesh nga ana e tifozëve, disa janë kritik pasi Napoli nuk e bëri diçka të tillë për Venecian apo Kalabrinë, por e bën për Shqipërinë, ndërsa disa tifozë i kanë bërë një kërkesë të veçantë: “Paratë e mbledhura nga gjobat e vendosura për lojtarët dhe stafin ti dhurojnë për të prekurit nga tërmeti”. Kjo nismë e një tifozi po merr formë minutë pas minutë teksa të shumë janë ata që kanë pëlqyer një postim të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re