“Për fat të mirë apo të keq, unë kam bashkëpunuar me Berishën, Bashën dhe Ramën. Të krahasosh Berishën me Bashën është si të krahasosh ditën me natën”.

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, teksa bëri një krahasim mes Bashës e Berishës, duke shkuar edhe më tej teksa tha se lideri aktual i PD është edhe më i keq se Edi Rama.

“Berisha është një lider që e mban fjalën, një lider i qartë, këmbëngulës në kauza. Berishën edhe kur e ke kundërshtar je komod, pasi di agjendën e tij.

Nata e errët, me vranësira me shiu, është Lulzim Basha, i cili është me i keq edhe se Rama. Këtë e them për faktin që kam pasur bashkëpunime edhe me Ramën, i cili është treguar më burrëror.

Historia këtë ka treguar. Basha është dredharak, tinëzar, Berisha ka qenë i qartë në bashkëpunim”, u shpreh Ndoka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re