Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e qeverisjes se PD, Nard Ndoka, ka pranuar se gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit, asnjë qeveri që ka qenë në pushtet nuk e ka pasur parësore shëndetësinë.

Ai tha i ftuar në ‘Ora news’ se kemi krijuar një sistem sovjetik me shumë probleme, ku mbizotëron korrupsioni.

Ndoka: Korrupsioni, sistemi shëndetësor e ka pasur këtë problematikë. Qeveritë kanë ndërtuar një strategji për ta minimizuar këtë fenomen.

Asnjë prej qeverive në 30 vite nuk e ka pasur prioritet sistemin e shëndetësisë. Kemi trashëguar një sistem sovjetik, me shumë probleme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re