Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se kishte pritur që presidenti Ilir Meta të jepte dorëheqjen para fushatës.

Më tej, Ndoka shtoi se Meta është i nevrikosur në raport me marrëdheniet personale me kryeministrin Edi Rama.

‘Kam pritur që Meta ta jepte dorëheqjen tani para fushatës dhe ti rikthehet asaj partie që të ka drejtuar prej vitesh, durimi i tij më ka surprizuar.

Ai ka një betejë të drejtëpërdrejtë me Ramën që  është e dukshme evidente dhe Rama ka frikë, me thënë të drejtën nga Meta.

Unë e shoh të nevrikosur presidentin e Republikës edhe në raport më marrëdhëniet personale me kryeministrin. Ne kemi një president një aktor të rëndësishëm në politikë që i ka sjellë fitoren Edi Ramës.

Ilir Meta ka shumë mundësi përpara mund të rikthehet dhe mund të fitojnë. Mund të krijojë lëvizje akoma edhe me te mëdha përtej LSI-së.

Meta është i paparashikueshëm, ai e gjen veten e tij brenda politikës.’– tha Ndoka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re