Partia Demokristiane ka propozuar që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të implementohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Duket se kryetari i partisë, Nard Ndoka do të dalë kundra partive më të mëdha në vend pas propozimeve që kanë bërë për projektin pilot.

Në fakt, në marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik, palët ranë dakord që ky projekt të realizohej vetëm në 20% të territorit. Pak ditë më parë KQZ i dërgoi shkresë partive politike se ku mund të aplikohet sipas tyre projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. KQZ saktësonte se në këto zgjedhje të gjithë qytetarët do të identifikohen 100% në mënyrë elektronike.

LSI dhe PD kanë rënë dakord pasi kanë propozuar të njëjtat qarqe, Korçën dhe Fierin. Ndërsa Partia Sociale ka propozuar që projekti të implementohet në Korçë dhe në Tiranë, vetëm në KZAZ-të urbane, duke përjashtuar periferitë e kryeqytetit. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re