Skip to content

Nard Ndoka nuk i ndahet Bashës, publikon foton dhe ironizon: Qesh e ngjesh

Nard Ndoka, i cili nuk arriti të merrte një mandat në zgjedhjet e 25 Prillit, nuk i ka kursyer ‘thumbat’ në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet në krah të Bashës, teksa të dy shihen duke qeshur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, të cilën e shoqëron edhe me një ‘emoji’.

Më herët, Nard Ndoka deklaroi se i kishte besuar verbërisht Lulzim Bashës, madje e bënte këtë të fundit përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.