Skip to content

Nard Ndoka: S’kam marrë kurrë asnjëherë një gjobë si shofer! 3 djemtë e mi nuk kanë makinë personale derisa ta blejnë vetë

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka treguar se është një shofer shumë i rregullt, sa deri më tani nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë.

Madje ai ka thënë se 3 djemve të tij, edhe pse janë mbi 20-vjeç, nuk u ka blerë makinë dhe nuk do e kenë derisa ta blejnë vetë.

“Nuk kam marrë asnjëherë gjobë, kam tre cuna të rritur dhe asnjëri prej tyre nuk ka një makinë personale dhe nuk do e kenë deri sa ta blejnë vetë, dhe njërit që ia kam dhënë makinën për të shkuar në një ftesë, ka bërë shkelje rrugore dhe e kam dënuar unë për 6 muaj. Këto janë masa që duhet t’i marrim nga vetja jonë”, tha Ndoka për Report TV.