Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, nuk e ka kursyer ironinë me kryedemokratin Basha në rrjete sociale. Duket se Ndoka ka filluar një fushtë ofensive kundër kreut të Partisë Demokratike që pas shpalljes së rezultatit të 25 Prillit.

Së fundmi Ndoka ka postuar në Instagram, ku shihet krahë për krahë me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017, duke buzëqeshur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

Kujtojmë se Ndoka deklaroi disa ditë më parë se i kishte besuar verbërisht Lulzim Bashës, madje e bënte këtë të fundit përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re