Astronautja nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Nora Al Matrusi, është bërë gruaja e parë me origjinë arabe që ka përfunduar programin e trajnimit të NASA-s dhe tani është gati për të eksploruar hapësirën.

Al Matrusi, 30 vjeç, kujton një klasë për hapësirën kur ishte në shkollën fillore, në të cilën mësuesja simuloi një mision në sipërfaqen e Hënës, me kostume hapësinore të bëra nga vepra artizanale dhe një tendë për fëmijë në formën e një rakete.

“Ne dolëm nga çadra dhe pamë që (mësuesja) kishte fikur dritat në klasë. Ajo kishte mbuluar gjithçka me copë gri dhe po na thoshte se ishim në sipërfaqen e Hënës”, thotë Al Matrusi. “Ajo ditë më preku, pati një ndikim të madh tek unë. Dhe mbaj mend që mendova: “Kjo është e mahnitshme. Kjo është ajo që unë vërtet dua të bëj, dua shumë të shkoj në  Hënës, dhe pastaj filloi gjithçka”, kujton Al Matrusi, e veshur me një kostum blu me emrin e saj dhe flamurin e Emirateve të Bashkuara Arabe të qendisur.

Al Matrousi, një inxhiniere mekanike që ka punuar në industrinë e naftës, ishte një nga dy kandidatet femra astronaute të përzgjedhura në vitin 2021 nga Agjencia Hapësinore e Emirateve të Bashkuara Arabe (UAESA) për të marrë pjesë në një program trajnimi të NASA-s. Pas dy vitesh punë të palodhur, duke përfshirë praktikimin e eksplorimit në hapësirë, Al Matrusi, bashkatdhetari i saj Mohammed Al Mullah dhe dhjetë të tjerë nga i njëjti program trajnimi janë astronautë plotësisht të certifikuar.

Ekipi i tyre tani mund të marrë pjesë në misionet e NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), programin Artemis (një program fluturimi hapësinor i drejtuar nga NASA për të eksploruar Hënën) dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ata madje mund të arrijnë në Mars.

Al Matrusi, e cila si muslimane mban hixhab (mbulesë koke muslimane), shpjegon se NASA zhvilloi një strategji për ta lejuar atë të mbante flokët e mbuluara ndërsa mbante ende kostumin e bardhë hapësinor dhe helmetën.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re