Edhe NASA është angazhuar të paraqesë diç nga ajo po ngjen në Greqi këto orë, ku zjarret e pazakontë kanë shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzoren në disa periferi të Athinës.

Pikat e kuqe paraqesin vendet ku flakërojnë zjarret, të bardha janë retë, ndërsa gri është masa gjigande e tymit që tejkalon Greqinë.

Zona më e prekur është Rafina në bregdet, atje ku janë regjistruar dhe viktimat më të shumta, rreth 80 sosh. Vdekjet thuhet se kanë qenë tragjike, me njerëz të mbetur brenda automjeteve, apo me të tjerë që kanë rënë në greminë nga pamundësia e shikimit të rrugës.       

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re