Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA ka publikuar pamje të reja nga zbritja e ‘Perseverance Rover’ në planetin Mars.

Në videon e publikuar nga NASA, shihet teksa roboti zbret në terrenin marsian dhe në moment shihet vorbulla e pluhurit dhe zhavorrit ndërsa mjeti ulet në dyshemenë e Kraterit Jezero.

Roboti u dërgua në Mars e mbushur me kamera, shtatë prej të cilave filmonin momentin e uljes.

Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë akoma më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq.

Your front-row seat to my Mars landing is here. Watch how we did it.#CountdownToMars pic.twitter.com/Avv13dSVmQ

— NASA’s Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) February 22, 2021

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re