Nasip Naço ka folur në emisionin “Të paeoskpozuarit” për video-ftesën e kryeministri Edi Rama dhe arsyet e largimit nga LSI.

Naço u shpreh se marrëdhëniet me LSI nuk ishin më aq të mira dhe pozitive pas dorëzimit të mandateve, pasi siç tregon ai i është kërkuar të ikë nga Qarku i Beratit dhe të mbulonte Durrësin.

Politikani po ashtu tha se ka marrë herët videon e Ramës dhe se ka komunikuar me kryeministrin tre ose katër muaj më pas.

Kur ju ka ardhur kjo video?

Të them të drejtën nuk kam menduar asgjë. Dihet që në politikë ka propozime të ndryshme, oferta të ndrysheme, kam qenë pjesë e politikës që nga qershori i 2008-ës. Unë nuk e kam bërë veten që të shkoja tek kryetari i partisë që ky më ka thënë këtë e ky këtë për të rritur piacën siç bëjnë shumë të tjerë. Marrëdhëniet e mia me LSI nuk ishin dhe aq të mira dhe pozitive sepse pas dorëzimit të mandateve mua më është kërkuar të ikja nga Qarku i Beratit dhe të mbuloja Durrësin.

Nuk kam pranuar se ose i kam pasur strukturat të konsoliduara. Më është kërkuar në një mënyrë paksa të panatyrshme. Nuk ka qenë e lehtë për mua. Kam qenë duke e marrë me strukturat duke përgatitur zgjedhjet 2021, po t’ju them çfarë kërkonte LSI nga unë do qeshni dhe i kam thënë që mundësitë janë deri në këto limite, s’mund të bëja atë që është e panatyrshme dhe e paarritshme, ndoshta ishte pretekst, është çështje e tyre dhe jo e imja.

Më thanë që do të kthehesha sërish në Berat për të qenë drejtues politik, gjatë punës kishin ardhur sinjale dhe çuditërisht duke qenë në terren shikoj që janë prezantuar dy kandidatë, nga ai moment kam ndërprerë, nuk më është sqaruar. Nuk i jam lutur askujt. Nga ai moment i jam drejtuar profesionit tim në studion ligjore dhe më erdhi ky propozim të cilit në fillim nuk i kam dhënë rëndësinë e duhur.

Ka një problem në historinë tuaj politike. Ishit njeriu më i rëndësishëm pas Ilir Metës dhe në këtë plan kemi një handikap dhe ju pyeta kur është bërë kjo?

Nuk e mbaj mend datën, por më ka ardhur si video.

Sa kohë pas saj keni komunikuar me Ramën?

Tre muaj ose katër.

Nuk kam parë mjeshtër si Rama në Shqipëri. Ai premton botën dhe duket fillon herët kjo punë. Është një përpjekje e madhe që pas Lefter Kokës.

Diku ku mbaron respekti dhe fillon paranoja, kur ti prezanton të tjerë pa më njoftuar… Kur nuk përbëj problem për LSI, ata nuk kanë pse shqetësohen. Unë i kisha të gjitha mundësitë për të mbajtur mandatin. Kam qenë nga 1 qershori 2008 pjesë e LSI. Ne e morëm mandatin i rezistuam gjithë presionit.

Kalimi juaj e di pse përbën ngjarje, është njëlloj si Majko të ikë nga PS…

Marrëdhëniet e mia me LSI janë ndërprerë në mënyrë tinzare sepse ti më thërret dhe unë shikoj me titra që prezantohen dy të tjerë gjithçka ka mbaruar.

Përplasje keni pasur?

Nuk mund të flas më shumë. Lidershipi i LSI ka dështuar që në 2017-ën. Të keshë 20 deputetë dhe t’i fusësh në fund sepse nuk ke lidership për ti përballuar.

Naço tha se ka bërë opozitë të mirëfilltë në Parlament.

“LSI u bë vasale e PD. Nuk më ka pëlqyer të jem vasal i dikujt. Në një moment që në Parlament fliste zoti Basha dhe zoti Rama dhe LSI ishte me 20 deputetë.

Nëse unë do shaja zotin Rama, do isha opozitar i madh. Jo vetëm për Teatrin, kam qenë një nga ata deputetë të opozitës që i kam drejtuar kryeministrit 42 pyetje në Parlament.

Kam kërkuar çfarë po ndodh për teatrin. Nëse kërkonin ta rrethoja komisariatin, nuk kam për ta bërë asnjëherë”, tha ai.

Nasip Naço: Nëse PS humbet, i jap dorën kundërshtarit:

“Jam i bindur se PS merr një mandat më shumë se 2017. Personalisht do t’i jap dorën kundërshtarit dhe nuk do nxjerr pretekste. Do ta uroj dhe të vazhdoj të bëj opozitën me standard qytetarie.”

Nasip Naço: Nuk më nxjerr dot Petrit Vasili nga politika:

“Në politikë më ka futur Ilir Meta. Kam qenë korrekt me Ilir Metën. Por nuk mund të më nxjerrë Petrit Vasili”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re