Artistët në Kukës u mblodhën në një koncert me këngë e valle kushtuar diasporës. Nata e Diasporës u organizua për herë të parë nga aktivistë dhe vullnetarë të Qendrës për Progres Rinor.

I pranishëm ishte dhe këngëtari i muzikës popullore Bujar Qamili. Përmes videove emigrantët përcollën lidhjen e tyre me qytetin. Artizanë dhe prodhues vendas iu bashkuan aktivitetit në panairin e produkteve lokale.

“Nata e Diasporës” pritet të kthehet në traditë në Kukës. Aktiviteti zgjoi interesin e qytetarëve dhe emigrantëve të ardhur për pushime në vendlindje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re