Forcat izraelite sulmuan të shtunën në mbrëmje palestinezët e mbledhur në Portën e Damaskut në Lindjen e okupuar Al-Quds (Jeruzalemi Lindor) me bomba goditëse, duke e bërë këtë gjë për natën e dytë me radhë.

Policia izraelite u përpoq të shpërndante adhuruesit brenda sherifit Harem-i në Xhaminë Al-Aqsa duke përdorur bomba shoku dhe gaz lotësjellës.

Besimtarët u mblodhën në një numër të madh natën e kaluar në Xhaminë Al-Aqsa ndërsa kremtohej Laylat al-Qadr (Nata e Kadrit).

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se numri i të plagosurve në sulmin izraelit të kryer të premten mbrëma në Xhaminë Al-Aqsa, në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër dhe në rrethin Sheikh Jarrah në Al-Quds Lindor (Jeruzalemi Lindor) është më shumë se 205.

Israeli police use tear gas and stun grenades to forcefully remove Palestinians at Damascus Gate – an entrance to Jerusalem’s Old City. pic.twitter.com/6ejnU7CpPP

— Arwa Ibrahim (@arwaib) May 8, 2021

Për myslimanët, Al-Asqa është faltorja e tretë më e rëndësishme, ndërsa  hebrenjtë besojnë se dikur kishte dy tempuj hebrenj në atë vend.

Kompleksi Al-Aqsa, i cili mbulon 15 përqind të bërthamës së vjetër të Al-Kuds, është nën okupimin izraelit dhe është pika e takimit e tre feve më të mëdha në botë. Pas Mesxhidul-haremit në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medine, Al-Aksa është vendi i tretë më i rëndësishëm për myslimanët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re