Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente. Një 30 vjeçar nga Fieri është plagosur me armë zjarri në këmbë.

 

I plagosur është shtetasi Julian Serdani, I cili ndodhet momentalishtë ndodhet në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40 në një lokal në lagjen “15 Tetori” në Fier.

 

Dyshohet se shkak ka qenë një konflikt I çastit, ndërsra nuk dihet autori per faktin se i riu ka qenë i dehur dhe nuk ka treguar asgjë se si ka ndodhur ngjarja.

 

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re