Skip to content

Nata e parë e Saimir Tahirit në burg, lihet i vetëm në qeli, pa TV dhe frigorifer

Natën e parë në qeli, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka kaluar i vetëm.

 

Ai u vendos mbrëmë në dhomat e paraburgimit të 313 në kryeqytet, në godinë nr.2.

 

Sipas burimeve, Tahiri është shfaqur i shqetësuar dhe në tension. Në qeli nuk ka televizor dhe frigorifer.

 

Në burgun ku po qëndron Tahiri, ndodhen edhe shumë të burgosur që janë arrestuar në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm.