Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, tha se qëndrimi refuzues i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol – që kur u pamundësua u shoqërua me entuziazëm në Beograd – tregon se “ka një kuptim që nuk i afrohet të dy komuniteteve rreth interesave të përbashkëta, të tilla si sundimi i ligjit, e që fjithashtu nuk shkon as kah normalizimi i marrëdhënieve.”

Sipas saj, “politika e parandalimit të anëtarësimit të Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, është mashtrimi i serbëve në Kosovë”.

Kandiç gjykon se serbët në këtë mënyrë “mohuan një qasje në mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të tilla si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Ajo tha se politika e Vuçiçt për Kosovën ishte “jo e qartë”.

“Një botë më e arsyeshme dhe më e mirë do pritej nëse presidenti Vuçiç do mbështeste anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sepse kjo do të ishte në interes të serbëve që jetojnë atje, në interes të të gjithë rajonit, por edhe një kusht për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Kandiç.

Gruaja që është gjithnjë në opozitë me politikën e Beogradit sa i takon Kosovës, madje kërkon që Kosova të njihet pa kushte kufijsh.

“Nëse Presidenti propozon njohjen e Kosovës vetëm pas aneksimit të Mitrovicës dhe disa pjesëve të tjera të veriut të Kosovës (pra, pas ndryshim-korrigjimit të lufijve), kjo do ishte jë zgjidhje e keqe. Mitrovica është e rëndësishme për serbët në Kosovën qendrore. Nuk janë spitalet, universitetet, gjykatat dhe institucionet e tjera me rëndësi egzistenciale për serbët. Nëse nuk do ishte Mitrovica, serbët do të largoheheshin nga Kosova”, tha Kandiç.

“Unë e kuptoj se një ndarje e vogël është e nevojshme, por ajo duhet të ndodhë në një atmosferë fqinjësore, pas njohjes së Kosovës brenda kufijve ekzistues”, theksoi Kandiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re