Skip to content

“Natë e frikshme në Shëngjin”- Agron Gjekmarkaj reagon për situatën e zjarreve: Qeveria, shumë e zënë me propagandë! I bëj thirrje kryeministrit Rama të aktivizojë çdo mjet

Deputeti i PD për zonën e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka rënë në Shëngjin. Deputeti demokrat e përshkruan si natë të frikshme atë që kanë kaluar qytetetarët në këtë zonë, ndërsa thotë se qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës.

Gjekmarkaj i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit.

“Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore. Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur , jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”, shkruan deputeti i PD.

“”