Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg pritet të jetë një nga europarlementarët e rinj, pasi është renditur i treti në listën e partisë “Demokracia e Re” me 2473 vota.

Fitorja e Belerit, sipas mediave greke, është pritur me ovacione nga përfaqësues të minoritetit grek.

Bashkëpunëtorët e Belerit thanë për median greke se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të japë sot një mesazh nga burgu, ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se e sotmja është një natë e madhe gëzimi për qytetin.

“Ka siguri që Fredi do të jetë eurodeputet. Është një natë e madhe për Himarën. Ky është një shfajësim i Belerit, për betejat e përjetshme të gjithë helenizmit. Historia është shkruar me shkronja të arta”, u shpreh ai.

Lidhur me daljen nga burgu të Belerit, në rast se duhet të jetë i pranishëm në Parlamentin Europian për t’u betuar, nuk ekziston nevoja për një procedurë për betim sa i përket eurodeputetëve.

Gjithsesi, më 16 korrik do të zhvillohet një takim, ku Beleri do të ketë nevojë për leje të posaçme për të marrë pjesë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re