Ernest Muçi eliminohet nga Europa League me Trabzonsporin, ndërsa Arbnor Muja, Bruti dhe Pajaziti do ta vijojnë aventurën në Conference League. Nga europa është eliminuar Drita, ndërsa skuadrat pretendente si Atalanta, Brajton, Monako dhe Kopenhagen vijojnë garën
Një natë dramatike ishte ajo e së enjtes në kompeticionet europiane, me disa skuadra ku aktivizohen futbollistë shqiptarë që luftuan për një vend në fazën e ligës së Europa League dhe Conference League.
Në fund, vetëm Egnatia siguroi vazhdimin e aventurës europiane, ndërsa Trabzonspori, St. Truiden dhe Dinamo i dhanë fund rrugëtimit në këto eliminatore.
Një mbrëmje për t’u harruar për Trabzonsporin e Ernest Muçit. Pas humbjes 0-1 në ndeshjen e parë, skuadra turke shkoi në Budapest me shpresën për përmbysje, por Ferencvarosh ishte i pamëshirshëm.
Vendasit shënuan katër gola dhe fituan 4-0, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 5-0. Muçi e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por u zëvendësua në pushim. Trabzonspori tani zbret në Conference League.
Edhe St. Truiden i Arbnor Mujës nuk ia doli. Skuadra belge shkoi në Qipro me avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë në europa kigë, por Omonia përmbysi gjithçka. Në fund, vendasit fituan 4-2, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 4-3. Rrrugëtimi i Mujës do të vijojë në conferencë ligë.
Arbnor Muja e nisi takimin si titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 71-të. Në formacion ishte edhe Visar Musliu, tjetër futbollist me origjinë shqiptare.
Në konfrencë ligë do të vijë rrugëtimin edhe Hajduk Spliti, ku aktivizohen futbollistët shqiptarë Brutin, Pajazitin dhe Ron Raçi. Skuadra kroate mundi në transfertë skuadrën e Rakov.
Ndërkaq, nga gara europiane është eliminuar edhe Drita që barazoi pa gola në transfertë me Inter Desclades, por kisht e humbur 2 me 0 ndeshjen e parë në kosovë.
Rrugëtimin në konferencë ligë e kanë vijuar skuadrat e mëdha si Atalanta, Brajton, Monako, Kopenhagen, ndërsa surpriz është eliminini i Rejnxhërs
