Gazetari Berat Buzhala përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ka zbuluar se gjendja e babait të tij, pasi është prekur nga Covid 19 nuk është edhe aq e mirë.

Vetë gazetari, i cili po ashtu ka qenë i infektuar prej disa ditësh tashmë, shprehet se askush nuk duhet ta mendojë se Covid është një shpikje, dhe i bën apel shtetit që të mos jetë më spektator në atë që po ndodh.

Gazetari gjithnjë ka treguar se ka një marrëdhënie të veçantë me të atin e tij, të cilit edhe në këtë moment të vësthirë i kujton se nuk do ta lërë pa e ngacmuar, pasi mbi të gjitha ata të dy janë shok të mirë.

“Bonu i fort e çohu neser. Befasona neve, befasoi edhe mjeket. E di qe prape kam me u marre me ty, mas shpines tande, ama gjithashtu e di qe ti e ke dite qe une po merrna me ty dhe veprat tuja. Na nuk jemi babe e djale, na jemi shoke. Naten prinduc.

(Kurse ju te tjeret qe po mendoni qe COVID eshte shpikje me te vertete ju deshiroj shume fat. Fat i deshiroj edhe shtetit qe e ka vendose me e pa si spektatator kete lufte qe tashme ka fillu.)”, shkruan Buzhala në postimin e tij në rrjetet sociale.

Vetë gazetari ka treguar në rrjetet sociale të gjitha etapat e prekjes së Covid, që nga humbja e nuhatjes, e deri te temperatura apo dhimbjet trupore.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re