Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka bërë të ditur se sot është mbledhur Byroja Parlamentare, por sipas tij kjo gjë nuk është lajmëruar.

Me anë të  një postimi në Facebook, Çollaku ka publikuar edhe një foto, ku shihen se marrin pjesë Dashnor Sula dhe Xhelal Mziu, të cilët më parë kanë protestuar dhe nuk kanë lejuar që të zhvillohen punimet.

Çollaku sulmon Sulën duke shkruar se “hetimi i fondeve qeveritare të AZHBR dhe publikimi i afërt i listës së përfituesve, mesa duket ia ka këputur gjunjët ndonjë Aksionisti të opozitës”.

Ai i drejtohet kolegëve demokratë që pretesojnë duke thënë se ata natën përfitojnë grante nga qeveria me sms të Ramës dhe ditën përmbysin karrige me sms të doktorit.

“Sot në mbledhjen e Byrosë Parlamentare.

Revolucion Parlamentar i çuditshëm, as lajmëruan kur e filluan, as lajmërojnë që e lanë mes rruge.

Hetimi i fondeve qeveritare të AZHBR dhe publikimi i afërt i listës së përfituesve, mesa duket ia ka këputur gjunjët ndonjë Aksionisti të opozitës.

Se opozitë nuk bën dot, kur natën perfiton grante nga qeveria me sms të Edi Ramës e ditën përmbys karrige me sms  të Doktorit”, shkruan Çollaku.

Kujtojmë që pak ditë më parë, deputeti Kreshnik Çollaku u përfshi në një debat të ashpër deri në përplasje fizike me kolegun demokrat, Dashnor Sula.

Sherri mes dy demokratëve u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re