Forcat e NATO-s kryen një trajnim ushtarak njëjavor 60 kilometra larg kufirit të Rusisë.

Ushtarët britanikë në kuadër të Grupit Luftarak të Përparimit të Avancuar të NATO-s zhvilluan stërvitje në bregun e Balltikut, në një distancë prej 60 kilometrash nga kufiri me Kaliningradin, i cili ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë.

Këto janë trajnime të rregullta me të cilat NATO po përmirëson kapacitetet dhe gatishmërinë e saj, por ky i fundit shkaktoi më shumë vëmendje sepse u zhvillua në mes të tensioneve me Rusinë.

Grupi i NATO-s në Poloni udhëhiqet nga SHBA.

Komandanti polak, nënkoloneli Craig Broyles tha se trajnimi dhe gjuajtja e përditshme po kryheshin dhe se po punohej për të forcuar komunikimin midis grupeve brenda NATO-s.

Nga ana tjetër, anijet luftarake të marinës ruse zhvilluan një stërvitje pranë brigjeve të Kaliningradit javën e kaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re