Nga 4 marsi Shqipëria do të bëhet vendi i parë dhe deri më tani i vetmi në Ballkanin Perëndimor në të cilin NATO do të ketë bazën e saj ajrore taktike në Kuçovë.

Investimi prej 50 milionë eurosh zotëron të gjithë infrastrukturën e kërkuar nga NATO për të kryer nga stërvitjet e deri te operacionet me rëndësi strategjike të Aleancës së Atlantikut  jo vetëm në rajonin e ballkanit por edhe përtej tij.

Deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me gazetarin Aleksandër Furxhi u shpreh se kjo bazë do të shtojë sigurinë për vendin tonë.

Intervista

-Cila është sipas jush rëndësia e kësaj baze të NATO-s në Shqipëri?

“Rëndësia përpos natyrës ushtarake dhe përzgjedhjes nga 125 baza që konkurruan, e rreshton Shqipërinë në vendet më të rëndësishme të rajonit për vetë rolin dhe kontributin që  ka pasur në të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar në rajon vitet e fundit. Them me krenari që çdo shqiptar duhet të ndihet mirë, duhet të ndihet më i sigurt dhe i vlerësuar nga aleatët dhe partnerët strategjikë. Për herë të parë Shqipëria do ketë gjuhën e saj në hartën e dislokimeve të bazave ushtarake në botë”, tha Kollçaku. 

-Përveçse duhet të ndihemi më të sigurt sepse kemi në territoritn tonë një bazë të NATO-s, ndonjë rrezik a ka kjo bazë? A mund të jetë një lloj targeti për tu goditur nga një forcë armike në rast të një konflikti?

“Ne kemi kontigjentet tona të rreshtuara në krah të Aleancës. Ne jemi të ekpozuar ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve sepse kryejmë angazhimet tona. Ne nuk fshihemi, nuk i largohemi këtyre kërcënimeve. Shqipëria është partner serioz, është partner që nuk frikësohet nga kërcënimet. Do të ketë një vlerë të shtuar të sigurisë për bazën e NATO-s në Kuçovë. Strukturat e sigurisë kanë parandaluar tentativa që ka pasur nga shërbimet e spiunazhit që kërkojnë që Shqipëria të jetë një vend i rrezikuar. Shtimi i koefiçentit të sigurisë ia kalon çdo lloj rreziku”, tha Kollçaku.

-Kjo është një bazë ushtarake e ndërtuar në harkun kohor të dy viteve, alenaca ka shpenzuar rreth 5 mln euro. Si parashikohet të jetë përurimi, më 4 mars, dhe cila parashikohet të jetë pjesëmarrja e personaliteteve?

“Do të jetë një ceremoni madhështore që e meriton inaugurimi i kësaj baze. Do të jenë autoritet më të larta shqiptare, do të ketë dhe demonstrime në ajër. Do t’ia lëmë datës 4, që mos t’i dekonspirojmë të gjitha surpizrat e kësaj ceremonie. Do të jetë një ceremoni e denjë për një bazë e cila është baza e parë luftarake në rajonin e Ballkanit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re