Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka nënshkruar një kontratë me vlerë 1.1 miliardë euro për municion artilerie 155 mm, njoftoi aleanca të martën, raporton Reuters, duke shtuar se disa prej predhave do t’i dorëzohen Ukrainës pas ankesave se mungesa e municioneve po pengon përpjekjet e saj luftarak ndaj pushtimit rus.

“Lufta në Ukrainë është kthyer në një betejë municionesh”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas ceremonisë së nënshkrimit në selinë e Aleancës në Bruksel.

Shtohet se Aleanca ka bërë një marrëveshje në emër të disa aleatëve që ose do t’i dërgojë predhat në Ukrainë ose do t’i përdorë ato për të mbushur magazinat e tyre, rezervat e të cilave janë varfëruar.

Reuters raporton se blerja me shumicë siguron çmime më të ulëta.

Kontrata ka të ngjarë të blejë rreth 220,000 copë municione artilerie, me dërgesat e para që priten në fund të vitit 2025, tha një zyrtar i NATO-s për Reuters.

Sipas një burimi të industrisë, raketat do të furnizohen nga prodhuesi francez i armëve Nexter dhe Junghans i Gjermanisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re