NATO-ja dhe Japonia kanë rënë dakord për rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut për zgjidhjen e krizës së programit nuklear të saj.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo me bazë në Minato të Tokios, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është takuar në Japoni me ministrin e jashtëm Taro Kono dhe me ministrin e Mbrojtjes japonez Itsunori Onodera.
Në një deklaratë për media para takimit me ministrin Kono, Stoltenberg tha se NATO-ja dhe Japonia janë duke i diskutuar “vështirësitë e përbashkëta” dhe se Japonia është partner “afatgjatë” i NATO-s jashtë Evropës.
Nga ana tjetër, Kono është shprehur se Azia Lindore është duke kaluar në një periudhë të vështirë në aspektin e sigurisë, duke thënë se shpresojnë se NATO do t’i mbështesë në gjetjen e zgjidhjes së çështjeve lidhur me Phenianin.
Po ashtu, në një njofim nga Ministria e Jashtme e Japonisë thuhet se Stoltenberg the Kono janë dakorduar për rritjen e nivelit të presionit ndaj Koresë së Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re