Shefi Shtabit të Estonisë, Gjeneral Lejtant, Martin Herem, tha që nëse Rusia përdor armë të shkatërrimit masiv në luftën në Ukrainë, NATO duhet të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj kësaj.

Duke folur për televizionin CNBC, Harem bëri vlerësime lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Ndaj pyetjes së prezantuesit nëse duhet të ndërhyjë apo jo NATO në luftën Rusi-Ukrainë, nëse Rusia përdor armë bërthamore, biologjike ose kimike në Ukrainë, Herem dha përgjigjen se “Nëse Rusia përdor armë të shkatërrimit në masë, po”.

Ndërsa edhe Kusti Salm, sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë, i cili ka folur në të njëjtin kanal televiziv, ka mbrojtur idenë e tij se Rusia po përgatit terren për të përdorur armë kimike në Ukrainë. “Po e bën hapur me retorikat e saj dhe po përgatisin kushtet për realizimin e kësaj. Do të ishte naive të mendohet se këtu nuk ka një objektiv përfundimtar”, ka theksuar Salm.

Salm, ndër të tjera mbrojti idenë e tij se Rusia përshkallëzon tensionin duke krijuar një atmosferë frike se do të përdorë armë bërthamore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re