Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të NATO-s.

Basha ka ndarë mesazhin e Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës, ndërsa shprehet se çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar që prej 15 vitesh jemi në NATO.

“75 vjet NATO, aleanca më e madhe, më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori!

Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:

“Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë”

15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar”, shkruan Basha, teksa ka ndarë dhe foton e aktit te anetaresimt te ekspozuar sot ne seline e NATO-s.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re