Me pjesëmarrjen e 25 shteteve anëtare nis “Stërvitja e Koalicionit Kibernetik” të NATO-s, e cila vlerësohet si stërvitja me “më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse” për mbrojtjen kibernetike.
Në një deklaratë me shkrim nga selia e NATO-s në Bruksel thuhet se stërvitja ku do të marrin pjesë rreth 700 persona do të vazhdojë 3 ditë. Bëhet e ditur se në stërvitjen e cila po mbahet për herë të 10-të, përveç 25 shteteve aleate të NATO-s po marrin pjesë edhe disa përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të qarqeve akademike.
Në deklaratë thuhet se pjesëmarrësit do të jenë pjesë e aktiviteteve për mbrojtje më të mirë të rrjeteve kibernetike kombëtare dhe ato të NATO-s dhe që në kuadër të këtyre aktiviteteve do të përfshihen rritja e mbrojtjes ndaj softuerëve problematik, lufta kundër testeve hibride, si dhe lufta kundër harduerit kompjuterik, shkruan aa.
Në deklaratën ku bëhet e ditur se stërvitja do të realizohet nëpërmjet një “skene të vërtetë”, njoftohet se operacionet kryesore do të realizohen nga Qendra e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s e cila ndodhet në Estoni dhe se shumica e pjesëmarrësve do të marrin pjesë në stërvitje nga shtetet ku ndodhen. Në deklaratë thuhet se luajtja e rolit udhëheqës në mbrojtjen kibernetike, është njëri prej prioriteteve kryesore të NATO-s. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re