Ministrat e Jashtëm të vende anëtare të NATO-s u takuan  këtë të martë në Rumani.

 

Bisedimet e udhëhequra nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg kishin në fokus rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën si dhe rritjen e sigurisë në krahun lindor të aleancës.

 

Pas takimit sekretari i pegjithshem  Stoltenberg u shpreh se Rusia  po perdor sulme me rraketa për ta lënë të erret e te ftohte ne dimer Ukrainën.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO

Rusia po perdor sulme me raketa dhe drone per ta lene Ukrainen te ftohte dhe te erret ne dimer. Do te ndihmojme  Ukrainen  me më shumë armë  si dhe për të rregulluar  infrastrukturës e  saj energjetike. NATO po  diskuton  për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

 

Teksa u pyet për anëtarësimin  e Ukrainës në Nato Stoltenberg u  përgjigj kështu.

 

Në Ukrainë, fokusi kryesor tani është ofrimi  i  mbështetjes së nevojshme urgjente për t’i ndihmuar ata të mbrohen dhe të riparojnë infrastrukturën e shkatërruar.Ne jemi duke u takuar më shpesh, duke pasur diskutime më thelbësore dhe duke zgjeruar partneritetin tonë politik

 

Stoltenberg thesoi se pavarsisht gjithçkaje NATO nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën.

 

Pak ditë më parë presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi ukrainasit për sulme të reja ruse këtë javë që mund të jenë po aq të këqija sa ato të javës së kaluar, të cilat lanë miliona njerëz pa ngrohje, ujë apo energji elektrike.

 

Rritja e sigurisë në krahun lindor do të jetë një tjetër temë e diskutimit. Që pas sulmit rus në Ukrainë, NATO ka shtuar prezencën në vendet baltike. E njëjta gjë pritet të bëhet edhe në Rumani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re