Zyrtari i lartë i NATO-s, i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë, Robert Pszczel, NATO qëndrim të qartë të lidhur me çështjen e Kosovës dhe Krimesë.
Në një prononcim për gazetën Blic, Pszczel ka deklaruar se krahasime të tilla janë krejtësisht të gabuara.
“Nuk ka asnjë ngjashmëri. Bëhet fjalë për situata krejtësisht të ndryshme. Çështja e Kosovës ka qenë në agjendat ndërkombëtare me vite të tëra, sepse të gjithë e dimë se pse NATO-ja ka vepruar, dhe është e rëndësishme të dihet se për ngjarjet atje kanë reaguar shumë organizata ndërkombëtare, duke filluar me OKB-ja, dhe se janë nxjerr rezoluta dhe janë marrë gjykime nga Tribunali Ndërkombëtar”.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk duhet të bëhet krahasim mes Kosovës dhe krimesë, pasi rasti i saj absolutisht nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë.
“Deri në vitin 2014 kjo pjesë e Ukrainës, e cila për ne ende është e Ukrainës, sepse nuk e njohim aneksimin, nuk kishte asnjë shenjë se Krime ishte në ndonjë agjendë, nuk kishte ndonjë ankesë ndaj trajtimit të ndonjë grup etnik në Krime. Më e dhimbshmja e kësaj është se në Krime ka pasur paqe deri atëherë. Pra, faktikisht është ia pasaktë krahasimi mes Krimesë dhe Kosovës”.