Skip to content

NATO kujton me video intervenimin në Kosovë, mediat serbe: diçka po zien!

FE DA 090112weisbrode

Një videoxhirim i ri promovues i NATO-s, i publikuar ditë më parë në YouTube flet për misionin e kësaj aleance në Kosovë në vitin 1999, ndërsa mediat e Beogradit shfaqin habinë pse kjo ndodh tani, duke thurrur spekulime politike në stilin e “intrigave”.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish, në një moment në videoxhirim thotë se “konflikti në Kosovë shkaktoi krizë humanitare, dhe ishte shndërruar në kërcënim për stabilitetin e rajonit, dhe për këtë shkak ndërhyrja ishte e domosdoshme”.

Mediat e Beogradit kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj videos.

“ NATO dëshiron ta bind opinionin se nuk kishte zgjidhje tjetër pos të ndërhyjë, meqë shqiptarët e Kosovës po përballeshin me spastrimin etnik që po e zbatonte presidenti i atëhershëm i RFJ-së Sllobodan Millosheviç i cili ishte i pa interesuar për zgjidhje paqësore”, thekson gazetari i Rusia Today, Nebojsha Miliq.

Sipas tij, “Zgjidhja paqësore që e kishte propozuar Aleanca, në fakt ishte ultimatum për të cilin dihej se do të refuzohej”.