Stërvitja më e madhe ajrore e NATO-s, që do të mbahet në Evropë javën e ardhshme, do të demonstrojë unitetin, forcën dhe gatishmërinë e Aleancës, thanë zyrtarët amerikanë.

“Ky është një stërvitje që sigurisht do të jetë mbresëlënëse për të gjithë,” tha ambasadorja e SHBA në Gjermani Amy Gutmann në një konferencë shtypi në Berlin.

“Do të isha mjaft e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të vinte re se çfarë tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance ushtarake,” tha Gutmann.

Ajo theksoi se SHBA kanë dërguar mbi 100 avionë dhe 2000 personel ushtarak në Evropë për të marrë pjesë në një stërvitje ushtarake që do të zhvillohet nga 12 deri më 23 qershor.

“Air Defender 2023″ është stërvitja më e madhe e vendosjes së forcave ajrore aleate në Evropë, në historinë e NATO-s. Ajo pa dyshim do të demonstrojë shkathtësinë dhe shpejtësinë e forcave tona aleate në NATO,” tha Gutmann.

Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 10 mijë ushtarë nga 25 vende anëtare të NATO-s, të cilët do të ushtrojnë manovra mbrojtëse në hapësirën ajrore gjermane dhe evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re