Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar në Bruksel, protokollin që i hap rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën veri-atlantike.

 

Ky vendim i NATO-s ka ardhur pasi Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund kontestit mbi 27 vjeçar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

 

Me këtë marrëveshje, Maqedonia është pajtuar për ndërrimin e emrit në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

 

Marrëveshja mes dy vendeve është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018 në Prespë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re