Skip to content

NATO refuzon Moskën për Rumaninë dhe Bullgarinë

 

“NATO nuk do të heqë dorë nga mundësia për të mbrojtur anëtarët e saj, kështu që do të ketë një prani në vendet në lindje të kufijve të NATO-s,” tha zëdhënësja e Aleancës Oana Lungescu.

Moska ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme nga NATO se Aleanca nuk do të zgjerohet në lindje dhe do të kthehet në kufijtë e vitit 1997.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se garancitë e sigurisë që Moska po kërkonte nga Perëndimi përfshinin tërheqjen e forcave të NATO-s nga Rumania dhe Bullgaria.

Ministria e Jashtme rumune tha se kërkesa ishte “e papranueshme dhe nuk mund të negociohet”.

Kryeministri bullgar Kiril Petrov tha se vendi i tij, si një vend sovran, vendos vetë se si ta organizojë mbrojtjen e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore po paralajmërojnë për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, e cila dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Nga ana tjetër, Rusia i kërkoi NATO-s garanci se nuk do të zgjerohej në lindje.