Këshillin i NATO-s pritet të zhvillojë të enjten një taim me Rusinë, i pari që pas helmimit të   ish-agjentit të dyfishtë të Kremlinit dhe Mbretërisë së Bashkuar, Sergei Skripal

Ky takim, i shtatiu në dy vitet e fundit do të fokusohet gjithashtu te konflikti në Ukrainë, duke përfshirë akuzat kundër Moskës që mbështet separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

“Është e rëndësishme të bisedosh me Rusinë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në prag të takimit.

E ndërkohë pritet të diskutohet dhe mbi rastin e helmimit të ish-agjentit Skripale e vajzës së tij, gjë që çoi në një acarim të raporteve mes Moskës dhe Perëndimit, pas akuzave britanike se në helmim kishin gisht autoritetet e Kremlinit. Ky pretendim mohohet kategorikisht nga Moska.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re