“Rusia dhe Kina po afrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën, ata punojnë së bashku dhe kjo i vështirëson gjërat. Për këtë ne kemi nevojë për partnerët tanë në Indo-Paqësor.”

 

Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga Brukselo.

 

“Siguria nuk është një çështje rajonale, por globale” dhe “lufta në Ukrainë e demonstron këtë me të gjitha pasojat e saj”, theksoi Stoltenberg. 

 

 

Sekretari i Përgjithshëmi NATO-s, Jens Stoltenberg, iu përgjigj shtypit mbi kërcënimet ruse për vendosjen e armëve taktike bërthamore nga Rysia në Bjellorusi.

 

“Deri më tani nuk është vërejtur asnjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë që do të kërkonte ndonjë ndryshim në qëndrimin e NATO-s. Ne mbetemi vigjilentë, monitorojmë nga afër se çfarë po bëjnë rusët dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të siguruar gjithmonë që të kemi parandalim të besueshëm për të gjithë, aleatët tanë. Nuk bëhet fjalë për të provokuar konflikte, por për të ruajtur paqen dhe për të parandaluar keqkuptimet apo llogaritjet e gabuara në Moskë se si të mbrojmë aleatët tanë”, tha kreu i NATO-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re