Skip to content

NATO, takim me Rusinë për kthimin e marrëveshjes së çarmatimin bërthamor

20110615 110615a

Ambasadorët e NATO-s takohen këtë të premten me përfaqësues të lartë ushtarakë rus në një përpjekje të fundit për të bindur Moskëb që të kthehet në pajtim me marrëveshjen e vitit 1987  mbi çarmatimin bërthamor-INF, ditë pasi përfundoi zyrtarisht aderimin e saj me dispozitat e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje ishte gurthemeli i arkitekturës evropiane të sigurisë për tre dekadat e fundit.

Gjithçka ndodhi nga SHBA, pasi Uashingtoni akuzoi Moskën për shkelje të marrëveshjes me zhvillimin e sistemit të raketave të saj 9M729.

Amerikanët vendosën gushtin 2 si datë-kufi ku Rusia duhet të kthehet prapa në pajtueshmërinë me traktatin, nën kërcënimin se ndryshe do të tërhiqet nga marrëveshja.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha më parë se Rusia ende ka shansin të shpëtojë marrëveshjen INF.

Ndërkohë, ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s ranë dakord të japin një përgjigje “të moderuar dhe mbrojtëse” nëse Moska mbetet në shkelje të marrëveshjes.

Rusia hodhi poshtë akuzat e Uashingtonit dhe tha në përgjigje se ajo do të tërhiqej nga marrëveshja.

Të mërkurën, Presidenti Putin nënshkroi një ligj që pezulloi zyrtarisht përputhjen me dispozitat e marrëveshjes.

Rusia, siç rezulton, do të përfaqësohet nga diplomati i saj më i vlerësuar në NATO, Yuri Gorlak, dhe ky është takimi i dytë i tillë këtë vit.