Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, me ftesë të të Kongresmenëve Pete Sessions dhe Robert Aderholt, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Kongresin Amerikan në kuadër të përgatitjes të Forumit të Sigurisë për Ballkani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Mediu shkruan se kanë duke diskutuar për situatën në Veriun e Kosovës, mbas sulmit terrorist të nxitur nga Beogradi.

Më tej Mediu thekson se, dërgimi i trupave serbe drejt Kosovës, janë sinjali i qartë se NATO duhet të marrë një qëndrim të prerë me Vuçiçin.

Postimi i Mediut:

Me ftesë të Kongresmenëve Pete Sessions dhe Robert Aderholt zhvillova një vizitë dy ditore në Kongresin Amerikan në kuadër të përgatitjes të Forumit të Sigurisë për Ballkanin që do zhvillohet në fillimit të vitit me deputetë nga rajoni në Kongresin Amerikan

Me dy miqtë e mi të Komunitetit shqiptar të Amerikës Nazar Mehmeti dhe Gëzim Rushiti, zhvilluam takime në Kongresin Amerikan duke diskutuar për situatën në Veriun e Kosovës, mbas sulmit terrorist të nxitur nga Beogradi.

Qartësisht armatosja e paramilitarëve, trajnimi dhe drejtimi i tyre nga Beogradi është pjesë e një skenari të qartë të bashkërenduar me Rusinë për të krijuar një vatër konflikti në Ballkan.

Mosreagimi ndaj asaj që bën Vuçiç në Ballkan është e ngjashme me mosreagimin ndaj qëllimeve të Putinit të shprehur në 2007 në Konferencën e Sigurisë në Munih. Qëndrimi i Vuçiçit për mosnjohjen e Kosovës është qartësisht një qëndrim jo vetëm kundër Kosovës, por BE dhe SHBA.

Dërgimi i trupave Serbe drejt Kosovës janë sinjali i qartë se NATO duhet të marrë një qëndrim të prerë me Vucicin dhe Serbinë.

Takimin e filluam me Kongremenët Kith Self i cili u angazhua personalisht në seancën dëgjimore në mbështetje të Kosovës para disa muajsh, takimet vazhduan me bashkëkryetarin Albanian Caucus në Kongres Robert Aderholt, Kongresmenin Pete Sessions të cilët morën përsipër të mbajnë një qëndrim publik për këtë cështje në mbështetje të Kosovës. Po ashtu u takuam me Drejtoren e stafit të Komisjonit të Jashtëm të Kongresit Katherine Earl që punon pranë kryetarit të Mardhënieve me Jashtë kingresmenin McCaul.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re