Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca nuk ka plane për të vendosur trupa në Ukrainë.

Ai theksoi se vendimet individuale të marra nga vende të veçanta anëtare nuk kërkojnë mbështetje unanime nga të gjitha vendet anëtare.

Lexo edhe :Related Posts

“Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën. Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe jemi rritur pas pushtimit në shkallë të plotë. Por nuk ka plane për trupat luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë.”, tha ai.

Ky reagim vjen si përgjigje ndaj komenteve të bëra nga presidenti francez, Emannuel Macron. Ky i fundit deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë në të ardhmen pas një takimi në Paris të hënën, duke theksuar se aktualisht nuk ka konsensus mes aleatëve.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re