NATO do të vendosë avionët vëzhgues AWACS në Rumani për të monitoruar aktivitetet ushtarake ruse, njoftoi NATO.

NATO po përgatitet të dërgojë avionë vëzhgues, të njohur si AWACS, në Bukuresht për të mbështetur praninë e përforcuar të Aleancës në rajon, si dhe për të monitoruar aktivitetet ushtarake ruse.

“Ndërsa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Ajo shtoi se AWACS mund të zbulojë aeroplanë qindra kilometra larg, duke i bërë ato vendimtare për parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s.

Avionët pritet të mbërrijnë në Rumani më 17 janar.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re