Skip to content

Navalny, dy vjet e gjysmë pas hekurave

Alexei Navalny, politikani kryesor opozitar rus dhe kundërshtari i presidentit rus Vladimir Putin, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Më saktësisht, atij iu dha tre vjet e gjysmë, por iu morr parasysh që ka kryer një vit në arrest shtëpiak.

Ai u dënua për shkelje të një dënimi me kusht.

Një gjykatë në Moskë vendosi që Navalny nuk raportonte rregullisht siç përshkruhet nga kushtet e lirimit me kusht.

Arsyet e tij për një veprim të tillë u deklaruan të pamjaftueshme.

Ai u arrestua dy javë më parë pasi u kthye në Moskë nga Berlini.

Vendet perëndimore kanë bërë thirrje për lirimin e tij, ashtu si mijëra qytetarë që protestojnë në të gjithë Rusinë gjatë fundjavës.