Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte prapa helmimit të tij të pretenduar dhe theksoi se ai nuk kishte frikë.

Navalny u transferua gjysmë i vdekur nga Rusia në Berlin në gusht, pasi u sëmur në një fluturim lokal.

Ai iu nënshtrua trajtimit në spitalin Charite, për atë që Gjermania e quajti helmim nga agjenti nervor potencialisht vdekjeprurës “Novichok”.

“Unë pretendoj se Putini është prapa helmimit dhe nuk kam versione të tjera të asaj që ka ndodhur,” i tha Navalny Der Spiegel, sipas një ekstrakti nga një intervistë që do të dalë të enjten vonë.

Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Kremlini, i cili ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe tha se ende nuk ka parë prova të krimit.

“Ju nuk ndjeni asnjë dhimbje, por e dini që po vdisni”, përshkroi Navalny në momentin kur ndjeu se helmi nervor filloi të funksiononte.

Ai njoftoi se do të kthehej në Rusi.

“Detyra ime është të qëndroj i patrembur. Nuk kam frikë,” shtoi ai.

Një aktivist politik i cili ndihmoi në transportimin e Navalny në Gjermani, tha më 24 shtator se udhëheqësit rus të opozitës do t’i duhej të paktën një muaj për të rimarrë veten.

Ai shtoi se ishte e qartë se planifikonte të kthehej në Rusi dhe të vazhdonte aktivitetin politik.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re