Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexei Navalny u transferua në spital për shkak të një sëmundje të mundshme të frymëmarrjes dhe u testua për koronavirus, raportoi sot gazeta Izvestia, duke iu referuar shërbimit të burgut.

Navalny tha më herët se kishte një ethe dhe një kollë të fortë, dhe se tre nga 15 të burgosurit në pavionin e tij po trajtoheshin në spital për tuberkuloz.

Dyzet e katër vjeçari Navalny, një nga kritikët më të shquar të presidentit Vladimir Putin, njoftoi javën e kaluar se ai po fillonte një grevë urie.

Navalny gjithashtu pretendon se administrata e burgut nuk i siguroi atij kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re