Skip to content

Nazarko si kurrë më parë, tregon detaje nga jeta private: Ja pse nuk jam martuar kurre…



Në puntaten e fundit te emisionit “Dola te Ola”, ishte i ftuar Shpëtim Nazarko i cili tregoi si asnjëherë tjetër detaje të pathëna nga jeta e tij private.

Nazarko ka qenë pjesë e një familjeje të persekutuar dhe në emision ka rrëfyer se ka lindur në internim në Lushnjë dhe tha se babai ka qenë mësuesi i tij i parë që në moshën 5-vjeçare.

Ai kujtoi se një herë kur i ati e dërgoi në bibliotekë, pasi nuk kishin mundësi që t’i siguronin vetë librat, Nazarko e kishte gënjyer dhe nuk kishte shkuar. Teksa buzëqesh ai tha se babai e kishte rrahur dhe pas asaj ai nuk iu nda më bibliotekës.

Nazarko jeton ende me prindërit e tij, të cilët janë të dy rreth moshës 87-vjeçare. Ai shpreh se edhe nëna ka patur padiskutim një rol shumë të rëndësishëm tek ai.

Ndërkohë për faktin që nuk është martuar, Nazarko tha se shkak kanë qenë rrethanat e jetës me të cilat ai është përballur, pasi që në moshën 15 vjeç i është dashur të marrë rolin e kapitenit në shtëpi.

Nazarko është me origjinë nga Kolonja sikurse edhe vëllezërit korçarë, të cilët zgjodhën ta përshëndesin atë me një këngë të veçantë.






Previous articleBieta Sulo ndjek burrin dhe largohet nga Top Channel/ Ja ku do ta shohim tani