
Jokic pati performancën e tij të tretë më të mirë në histori të Krishtlindjeve me 16 kërcime në tabelë dhe 15 asiste. Houston mposhti Lakers.
SHBA – Nuk ka Krishtlindje pa NBA dhe Krishtlindjet e këtij viti nuk zhgënjyen. Një performancë historike nga Jokic, i cili shënoi 56 pikë, 16 kërcime në tabelë dhe 15 asiste, për t’i dhënë Denverit një fitore në kohën shtesë ndaj Timberwolves të Edwards.
Performanca e serbit është e treta më e mirë individuale në Ditën e Krishtlindjeve (para tij, 60 pikët e King dhe 59 e Chamberlain).
Kevin Durant dominoi përballjen me LeBron James dhe Houston ‘shkatërroi’ Lakers pas shtesës me rezultatin 142-138. 25 pikët e Luka Doncic dhe 18 të LeBron nuk mundën t’i jepnin fitoren vendasve
Dyshja Amen Thompson dhe Kevin Durant shënuan 51 pikë së bashku, duke e dërguar Denverin drejt një suksesi të madh në një ditë të shënuar.
Rezultatet në NBA:
LA Lakers 96 – 119 Houston Rockets
Denver Nuggets 142 – 138 Minnesota Timberwolves



