Zija Çela u shpall autori i vitit 2022 ne panairin e librit me veprën e tij “Banka e Ankesave”. Mes shumë shkrimtarëve të afirmuar, por dhe të rinj Çela rrëmbeu çmimin me motivacionin “Për rrezatimin e një urtie dhe një elegance në identifikimin e humbjes së shpirtit njerëzor dhe të tjetërsimit të fytyrës së vdekjes dhe dashurisë në labirinthin e burokracisë.”

 

Ndërsa çmimi për përkthyesin më të mirë shkoi për përkthyesin dhe shkrimtarin Romeo Çollaku. “Varfanjaku i Zoti” i autorit Nikos Kazantzakis është vlerësuar nga juria për mjeshtërinë dhe guximin për të sjelle në gjuhën shqipe një vepër komplekse.

 

Edhe ne këtë edicion të 25 të panairit nuk ka mbetur jashtë vëmendjes libri për fëmijë.Ky çmim iu dha shkrimtares Natasha Shuteriqi Poroçani per veprën “Kalendari i ëndrrave te mollës”.

 

Vepra më e mirë studimore u shpall ajo e  Arben Imamit “Tri format e mendimit, mitologjia, nacionaliteti, religjoni”  ndërsa për përkthimin më te mirë nga frëngjishtja këtë vit çmimi shkoi për përkthyesen e nobelistes Annie Ernaux, Klarita Lagji me romanin “Vendi i Babait”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re